Ilir Demalia ka reaguar ditën e sotme, duke rrëfyer për herë të parë pse vendosi të publikonte letrën e Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës. Ndër të tjera ai rrëfen se ku e ka gjetur këtë letër. Sipas Demalisë, çështja e motrës së Kadaresë ishte mbyllur, ndërsa letra është shkruar më vonë dhe Kadare kërkonte të dilte jashtë vendit.

REAGIMI

Pse e botova letrën e Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës!

Letra drejtuar Enver Hoxhës nuk ka lidhje me mbrojtjen e së motrës.

Sëpari, për t’ju pergjigjur pyetjeve se nga e kam marrë këtë letër, apo “konspiracioneve” të Ismail Kadaresë, se këto letra duket sikur kanë dalë nga kasaforta e Enver Hoxhës apo Nexhmie Hoxhës dhe Sigurimit të Shtetit, po ju përgjigjem: kjo letër është marrë nga Arkiva Shtetit si dokument i deklasifikuar dhe nuk përbën asnjë sekret. I vetmi “sekret” është se studies, historianë, apo më saktë, rrëmues-rrënues arkivash, si dhe gazetarë dhe pseudointelektualë me kulturën e manipuluesit dhe jo të studiuesit e të kërkuesit të së vërtetës i përdorin arkivat në mënyrë të njëanshme, për t’i shërbyer njerëzve të regjimit politik, kulturor të dje-sotmes, ndër të cilët kampioni është Ismail Kadareja.

Këtë letër dhe të tjera, kisha kohë që i disponoja. I kanë dhe të tjerë, dhe sigurisht i kanë parë edhe manipuluesit të biografisë së Kadaresë kur kanë rrëmuar në arkiva për “Kadarenë e denoncuar”.

Mendova që ta nxjerr këtë letër jo pse nuk e kuptoj kontekstin se si e kur është shkruar por mbi të gjitha si reagim ndaj kësaj kulture të së dje-sotmes, duke qenë se Ismail Kadare, prej vitesh nuk bën gjë tjetër, por në mënyrë të përherëshme dhe të vazhdueshme, tjetërson duke manipuluar mardhëniet e tij me regjimin komunist, si njeriu që ka mbajtur mbi kurriz “Peshën e kryqit” ne diktaturë, dhe sëfundi, në intervistën e “De Ëelt”, na tregon edhe se si rregjimi Hoxhës i kishte pregatitur arkivolin.

E botova edhe si reagim ndaj gjithë atyre pseudointelektualëve të djeshëm dhe të sotëm që në vend se të thonë të vërtetën heshtin apo e mbështesin këtë manipulim si duket nga komplekset e të kaluarës së tyre. Sepse jam i bindur që janë të shumtë ata që e dinë se si kanë qenë realisht mardhëniet e Ismail Kadaresë me regjimin dhe vëtë diktatorin Hoxha. Atë e tregojnë jo vetëm këto letra që kam botuar unë, por e tregon vepra e tij, publicistika e tij dhe qëndrimet e tij gjatë regjimit komunist.

Shkrimin e plotë e lexoni në Gsh.al:

http://www.gsh.al/2017/08/06/publikoi-letren-e-kadarese-flet-ilir-demalia-e-dergoi-dy-vjet-pas-ceshtjes-se-motres-ja-ku-e-gjeta/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb