Është mbyllur televotimi i hapur mbrëmjen e djeshme për anëtarët e grupit të Olsit, të cilët humbën në televotimin e parë më grupin e Rozanës.

Publiku ka vendosur që nga shtëpia sot të dalë Zebervoki. Pasi la shtëpinë, Zebervoki tha se nuk e gjeti veten në shtëpi. Ai ka qenë pak më i rezervuar sesa të tjerët, por nuk ka dashur kurrsesi që të humbë dinjitetin, parimet e veta etj.

“Unë kam parimet e mia, më thënë të drejtën jam treguar shumë i matur dhe i rezervuar. Nuk e pashë veten potencial të asaj loje, dhe nuk është e thënë që të kemi sukses në çdo fushë. Kisha dhe frikën e asaj që kam ndërtuar jashtë, sepse çdo lëvizje e gabuar mund të rrezikonte shumë. Është absurde të vish në një lojë dhe të humbësh vlerat, jeta, dinjiteti dhe morali të shoqëron gjithmonë”,- u shpreh ai.

Sidoqoftë, Zebervoki u vlerësua si personazh nga opinionistët e Big Brother VIP, Arbri dhe Neda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: