Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim edhe fondacionin e Shoqërisë së Hapur “SOROS”. Kjo surprizë e pabesueshme është mësuar nga “News24” dhe “BalkanWeb” dhe ftesa është për një takim javën e ardhshme. Kjo duket e pabesueshme, për faktin se Presidenti Meta ka sulmuar ashpër Sorosin, me deklarata publike.


“BalkanWeb” mëson gjithashtu se ftesa e Metës për fondacionin “Soros” është për puçin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, Kreu i Shtetit iu ka dërguar një ftesë edhe përfaqësuesve së shoqërisë civile, që janë të angazhuar me Reformën në Drejtësi.


Kjo është ftesa e tretë e Ilir Metës, pasi po sot ka ftuar edhe Lulzim Bashën me të gjithë aleatët, si dhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: