PUKE – Kryebashkiaku i Pukës Beqir Arifaj i dha sot titullin “Simbol i qytetit”, Ambasadorit Christoph Graf gjatë një vizite në kuadrin e mbështetjes zvicerane për decentralizimin dhe zhvillimin vendor.

Ambasadori zviceran Christoph Graf ishte sot në Pukë për të vizituar një skemë ndër-komunale të menaxhimit të mbetjeve dhe për të marrë pjesë në një takim koordinues i cili mblodhi mbi 30 kryetarë të bashkive dhe komunave nga Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Dibra, njoftoi kjo ambasadë.

“Jam i nderuar që jam i pranishëm sot në një rajon i cili ka qenë i një rëndësie të veçantë për programet e bashkëpunimit zviceran. Mbështetja për zonat e varfra dhe të margjinalizuara ka qenë një element thelbësor në metodën e punës së Zvicrës në Shqipëri përgjatë këtyre viteve. Kontributet zvicerane në Shqiëpri aktualisht fokusohen në punësim dhe arsim professional, energjetikë dhe qeverisje vendore”, tha Ambasadori Graf gjatë fjalës së tij.

Ai përmendi se decentralizimi merr një hov të ri me reformën territoriale dhe administrative dhe se rajoni i Pukës duhet të përfitojë nga mundësitë që sjell reforma. “Reforma ka potencialin që t’u japë njësive të qeverisjes vendore një njsadori ë zë më të fortë në sajë të madhësisë së tyre. Një rikonfigurim i njësive të qeverisjes vendore mund të rezultojë në përmirësimin e shërbimeve si menaxhimi i mbetjeve”, vazhdoi Ambasadori. Gjithashtu, ai tha se një dialog konstruktiv ndërmjet të gjithë palëve përkatëse është mënyra më premtuese dhe efektive për të siguruar që zonat malore si Puka të përfitojnë nga reforma.

Ndalesa e parë e vizitës ishte në Luf-Qerret ku kreu i komunës, Rrok Dodaj paraqiti kushtet dhe sfidat me të cilat përballet kjo komunë. Në këtë komunë Programi për Decentralizimin dhe Zhvillimin Vendor financuar nga Zvicra ka prezantuar skemën ndër-komunale për menaxhimin e mbetjeve. Pas Luf-Qerretit vizita vazhdoi në pikën e hedhjes së mbetjeve në Pukë me Kryebashkiakun dhe stafin e bashkisë.

Gjatë një takimi koordinues kryetarët e bashkive dhe komunave diskutuan mënyrat se si të përshpejtohet proçesi i decentralizimit, dhe në kontekstin e ri të reformës territorial dhe administrative, si të vihet reforma në përdorim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Vizita u mbyll me një ceremoni zyrtare tek Hotel Puka ku u përfshi edhe titulli që iu dha Ambasadorit zviceran Christoph Graf. Në njohje të kontributit të qeverisë së Zvicrës në përpjekje për zhvillimin e rajonit, Kryetari I Bashkisë Beqir Arifaj i akordoi titullin “Simbol I Qytetit” Ambasadorit Graf. “Me respekt dhe mirënjohje për kontributin e Zvicrës vecanërisht përmes programit të decentralizimit dhe zhvillimit vendor, I japim Ambasadorit Graf këtë titull”, tha Kryetari I Bashkisë Beqir Arifaj.

Ambasador Graf falënderoi Kryebashkiakun Arifaj për këtë titull në emër të popullit zviceran. Ai theksoi shqetësimin e qeverisë zvicreane që edhe zonat e largëta të marrin vëmendje dhe mbështetje. “Unë e shoh këtë titull të nderuar “Simbol i Qytetit” si një celebrim të miqësisë tonë dhe punës tonë të përbashkët. Ju inkurajoj të vazhdoni transformimin e këtij qyteti, rajoni dhe më gjerë, të angazhoheni në dialog konstruktiv dhe bashkëpunim me të gjitha palët, për të fuqizuar qytetarët e Pukës dhe komunave përreth”, tha Ambasadori Graf.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb