Nga: ARMIR MEHAJ*

PUKE -“Në tetë vite të qeverisjes së Partisë Demokratike në rrethin e Pukës është bërë vetëm një legalizim, ndërsa ne po punojmë fort dhe brenda një muaji do të shpërndajmë 100 lejet e para të legalizimeve në këtë zonë”. Ky ishte premtimi që beri në 10 mars nga  Puka drejtori rajonal i ALUIZN-it për qarkun e  Shkodrës, Ardian Dodani, ku   premtohej se brenda  prillit do të shpërndaheshin 100  lejet e  para  të  legalizimeve.

Sot  kur  kanë kaluar  pesë muaj,  një  gjë e  tillë jo vetëm që nuk është  realizuar , por  as  që  nuk  dihet  se  kur  mund të ndodhë.
Qindra familje dhe biznese që kanë aplikuar vijojnë priten  e tejzgjatur,  ndërsa  askush nuk  di të  tregojë se çfarë  po  ndodh  në Pukë, i  vetmi  rreth në Shqipëri  që  vijon  prej 10  vitesh të mbetet  me një  legalizim.
Edhe pse  u shpresua se të përdorurit si  shembull nga kryeministri “se në rrethin e Pukës tetë vitet  e qeverisjes së PD ishte  realizuar  vetëm një  legalizim,  pas kësaj deklarate   në  Pukë  nuk u shtua numri  i legalizimeve, por  vitet  që nga  tetë  të qeverisjes së PD shto dhe  dy  të  qeverisjes  aktuale dhe Puka  sërish  mbetet me një legalizim në 10  vitet e shkuara.
Në Pukë të gjithë presin një përgjigje se çfarë po ndodh me  aplikimet për lejet  e legalizimeve,por askush nga  strukturat e Shtetit  nuk  dinë të shpjegoj heshtjen dhe zvarritjen pa fund  të këtij procesi në këtë zonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: