NGA ARMIR MEHAJ* PUKË- Një familje më gjashtë anëtar mbeti nën qiell të hapur, pasi banesa e tyre u përfshi në flakë pa mundur të shpëtonin asgjë. Zjarri që përfshiu njëherësh banesën e familjes Gega në fshatin Rrape të Pukës, shkatërroi gjithçka, por fatmirësisht 4 fëmijët kanë mundur të dalin në kohë prej saj, falë edhe ndërhyrjes së zjarrfikësve. Zonja e shtëpisë Gjyste Gega mes lotësh tregon ngjarjen dhe bën apel për ndihmë.
Ende nuk dihen shkaqet që sollën zjarrin e menjëhershëm ndërkohë që familja Gega pret ndihmën e kujtdo që mundet ti vijë në ndihmë për të kaluar situatën që shkaktoi traumë tek katër fëmijët që përjetuan tmerrin e zjarrit që i la pa strehë mbi kokë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: