NGA ARMIR MEHAJ* PUKË– Banorët e fshatit Buhot në Pukë ankohen se një kompani e ndërtimit të Hidrocentralit të Kabashit po u cenon pronat, ndërsa si pasojë e punimeve për rihapjen e rrugës, është shtuar rreziku i rrëshqitjeve masive.

Banorët akuzojnë strukturat e shtetit për përzierje në afera korruptive me kompaninë pasi ndryshe nuk gjejnë një shpjegim për heshtjen, teksa paralajmërojnë vetëgjyqësi.

Kompania e ndërtimit të  HEC-it fillimisht u kishte premtuar banorëve se dëmet e shkaktuara do të eliminoheshin në kohë por ndryshe nga sa u është premtuar tashmë pranë u ka mbetur rreziku.

Pal Quni një nga banorët e dëmtuar tregon se janë ankuar kudo por ndryshe nga premtimet për ndërhyrje, askush nuk ka reaguar. Një tjetër banor i dëmtuar edhe dhe Ndrek Frroku, i cili thuajse e ka të pamundur të hyjë në banesën e tij. Ai thotë se kompania ka korruptuar të gjithë strukturat e shtetit në Pukë e më lartë ndërsa përball një situate të tillë paralajmëron vetëgjyqësi i bindur se ka ndjekur të gjithë procedurat  e ankimit.

Kjo kompani është përballur që në fillim më kundërshtitë e banorëve të zonës, pasi fillimisht dëmtoi varrezat e kishës shekullore të “Shën Palit” e më pas hapi rrugë pa kriter duke dëmtuar dhjetëra sipërfaqe pyjore, gjë për të cilin Drejtoria e Pyjeve në Pukë lëshoi urdhër bllokimi por që nuk u zbatua kurrë, teksa kompania vijoj punën e qetë, duke u përballur sërish më paralajmërime që nëse nuk vlerësohen mund të përfundojnë në krim.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: