Prefekti i Pukës, Gjon Dodaj, tha për “BalkanWeb” dhe News 24 se trashësia e dëborës në disa vende arrin në 2 metra.

Ai theksoi se  të hapura janë të gjitha akset nacionale, por zonat e thella janë tërësisht të izoluara.  Gjithashtu ai u shpreh se ka patur një rast lindjeje, i cili sipas tij ka kaluar fatmirësisht pa asnjë problem.

“Ka dy ditë që në Puka bien reshje dëbore të dendura, e vila kalon në 70 centimetra. Trashësisë e dëborës për shkak të erërave shkon edhe në dy metra. Rrugët rurale janë të bllokuara. Kemi kërkuar ndihme nga  shtabi i emergjencave, presin të vijë një borëpastruese. I gjithë rrethi nuk ka probleme me furnizimi me energji elektrike”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: