PUKË- Policia e Pukës arrestoi sot shtetasin Bilbil Miftaraj për veprën penale “dhunë në familje”.

Një 44-vjecar pasi kishte dhunuar familjen e tij dyshohet se do të tentonte të qëllonte mbi mbesën e tij, e cila pak ditë më parë ishte larguar nga konvikti i Pukës pa leje.

Ngjarja ndodhi në fshatin Blerim ndërsa policia gjatë ndërhyrjes në banesë për arretimin e 44 vjecarit gjeti armë dhe municione.

Në banesën e tij policia sekuestroi një pistoletë dhe 2 mitraloza 7.62 mm.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: