Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, një zjarr ka shpërthyer në një servis makinash gjatë procesit të saldimit të një automjeti tip “Skoda,” në pronësi të shtetasit E.A.
Si pasojë, automjeti është dëmtuar, ndërsa punonjësi që po kryente saldimin, shtetasi Sh.G., ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.
Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.