(foto ilustruese)
PUKË- Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para në akset rrugore kryesisht në ato malore. Kështu raportohet se në rrugët e Pukës ka prezencë të ngricave.

Aksi Fushë Arrëz – Pukë është shumë i rrëshqitshëm dhe kalohet me vështirësi nga mjetet. Nisur nga kjo situatë kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve po hedhin kripë. Deri më tani nuk është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve në rrugë.

Megjithatë Autoriteti Rrugor bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb