PUKË- Një automjet u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të shtune në hyrje të qytetit të Pukës. Mjeti tip “Benz” me targë SH 2933 udhëtonte nga Shkodra në drejtim të qytetit të Pukës ndërkohë që personat të cilët udhëtonin me të ishin tifozë të Vllaznisë të cilët udhëtonin drejt Pukës për të ndjekur ndeshjen Vllaznia- Kukësi.

Dy automjete zjarrfikës kanë asistuar në shuarjen e flakëve ndërkohë që mjeti në pak  minuta është shkrumbuar. Hetimet e para flasin për një defekt teknik që ka shkaktuar nxehjen e  mjetit, gjë e cila nuk mund të jetë konstatuar nga drejtuesi i  mjetit deri sa nga pjesa e përparme e makinës kanë shpërthyer flakët e menjëhershme. Fatmirësisht asnjë nga personat që udhëtonin me të nuk janë lënduar.

(a.m/m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: