PUKË

Një 26 vjeçar me iniciale G. M është arrestuar nga policia sot në Pukë në tentativë për të kultivuar bimë narkotike. Sipas policisë, i i riu u kap mat në afërsi të banesës së tij në fshatin ‘Mogurush’ në Pukë ku dhe iu sekuestruan 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa si provë materiale.

“Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit dhe parandalimin e kultivimit të bimëve nakotike, arrestohet nga policia një shtetas në tentativë për të kultivuar bimë narkoitke. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të pandërpre të territorit, u arrestua në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin  “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar  kanabis sativa Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: