Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pulë, 2 filxhanë oriz, 8-10 kumbulla të thata, 10-12 thelpinj hudhër, 1 lk xhinxhër pluhur, 1-2 qepë të njoma, Kripë, piper.
Salca shoqëruese: Salcë soja, Uthull balsamike, Fara susami, Mjaltë, Qepë të thatë, Spec djegës

Përgatitja

Pasi ta kemi larë dhe tharë mirë pulën fillojmë e mbushim me hudhrat, orizin, kumbullat e thata, xhinxhërën pluhur, kripë dhe piper. E vendosim në një tenxhere, hedhim ujë të vluar në masë të pulës dhe e lemë të ziejë dhe të gatuhet në temperaturë mesatare.

Pasi pula të jetë gati e përfundur e vendosim në një pjatancë të madhe pak të thellë me gjithë lëngjet e veta. Grijmë imët një qepë të njomë dhe e hedhim mbi pulën e mbushur.

Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese të pulës me qepë të grirë hollë, spec djegës, fara susami, salcë soje, pak mjaltë dhe uthull balsamike.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb