Nga: ZONJA KATERINA

4-5 racione mish pule, 1 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë, 2-3 thelpinj hudhër, 2 ½ lgj miell, 1.5 litër ujë / lëng mishi
1 kokërr limon, Kripë, piper

Në një tenxhere vendosim ujin ose lëngun e mishit të marrë valë. Vendosim racionet e pulës të ziejnë në temperaturë mesatare duke shtuar brenda dhe hudhrat të grira në rende.

Pasi pula të jetë zjerë në një tenxhere tjetër hedhim vajin dhe kaurdisim miellin derisa të marrë ngjyrë ari. Shtojmë më pas lëngun e pulës duke e kulluar me sitë dhe e përziejmë që të bëhet një krem i hollë. E lemë të marrë valë dy-tre herë, shtojmë më pas racionet e pulës dhe gjalpin. Fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë në nxehtësinë e sobës të ajkoset. E servirim më pas të ngrohtë spërkatur me piper dhe pak lëng limoni. Sipas dëshirës këtë recetë mund ta shoqërojmë me pak oriz.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: