Nga: ZONJA VJOLLCA*
Pulë me mollë dhe qepë

600 gr mish pule
1 kokërr qepë
2 kokrra mollë
100 gr arra
40 gr gjalpë
Piper të zi
Piper të kuq
Rozmarinë
Kripë

Fillimisht lyejmë tavën me pak gjalpë dhe vendosim pulën e marinuar me kripë dhe piper të zi. Vendosim qepën të prerë në feta të mëdha, më pas shpërndajmë në të gjithë tavën copëza gjalpi. E pudrosim me piper të kuq dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius dhe pas 35 minutash vendosim copat e mollës, e pudrosim me arra dhe rozmarinë dhe e vendosim përsëri në furrë duke e lënë dhe 10 minuta të tjera.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb