Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4-5 patate, 3-4 vezë, 1 filxhan oriz, 1 filxhan ujë, 2 filxhanë qumësht, 1 qepë e thatë, 2-3 qepë të njoma, 1 lgj gjalpë, 3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, Koper, majdanoz.

Përgatitja

Kaurdisim fillimisht qepët dhe më pas shtojmë erëzat. Vendosim në tavë patatet e prera në feta të rrumbullakëta, shtojmë orizin, qepët e kaurdisura dhe një filxhan ujë të ngrohtë. Ngrohim qumështin, rrahim vezët dhe i përziejmë me qumështin e ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe kremin e përgatitur e shtojmë në tavë.

Tavën me patate dhe oriz e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: