Nga: ZONJA KATERINA

4 racione pule, 2 filxhanë oriz, 5 filxhanë ujë, 1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, 1 karrotë, ½ spec të kuq /jeshil, 1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri, 1-2 limona (lëng + cipë)1 lgj koncentrat perimesh, Kripë, piper, majdanoz

Në një tenxhere me fund të gjerë kaurdisim pulën me 1 lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri nga të dy anët. E largojmë më pas pulën dhe e vendosim mënjëanë në një pjatë. Tek yndyra ku kaurdisëm racionet e pulës shtojmë qepën dhe hudhrën e grirë imët dhe i kaurdisim mirë derisa qepa të zbutet plotësisht. Vendosim më pas racionet e pulës dhe ujë të ngrohtë në masë të racioneve të pulës dhe e lemë mishin e pulës të ziejë për 20 minuta.

Pas këtij minutazhi shtojmë orizin të larë mirë, specin dhe karrotën e grirë në kubikë të vegjel si dhe ujin e mbetur ku kemi tretur dhe koncentratin e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë orizin të ziejë për 10 minuta në temperaturë mesatare. Shtojmë më pas lëngun e limonit të trazuar me 1 lugë vaj ulliri. Vendosim kapakun dhe e lemë orizin derisa të krijojë vrimëza dhe të jetë gati. Fikim sobën, e mbulojmë tenxheren me pecetë guzhine dhe e lemë 5 minuta të qendrojë në temperaturë të sobës dhe më pas e kemi gati për ta servirur pudrosur me majdanoz të freskët.
(vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb