Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr mish pule, 2 kokrra qepë, 1 spec djegës, 2 domate, 2-3 patate, 3-4 thelpinj hudhër, 1 gotë qumësht, ½ lëng limoni, 2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë, 1 tufë majdanoz, Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Fillimisht marinojmë mishin e pulës me kripë dhe piper dhe e lemë të pushojë për 20 minuta.

Në një tenxhere hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë gjalpë dhe kaurdisim qepën e grirë hollë, më pas shtojmë specin djegës të grirë hollë dhe mishin e pulës të marinuar. E kaurdisim mishin e pulës sa të marrë pak ngjyrë dhe më pas shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë për 3-4 minuta duke shtuar më pas patatet të prera në kubikë mesatare. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta të tjera, vendosim kapakun për 3-4 minuta dhe në fund shtojmë qumështin e ngrohtë.

Vendosim përsëri kapakun dhe e lemë gatimin në temperaturë mesatare të ziejnë për 10 minuta. Rregullojmë shijen përsëri me kripë, piper të zi, pak lëng limoni dhe majdanoz. Fikim sobën dhe e lemë gatimin të qendrojë për rreth 10 minuta në temperaturë të sobës dhe më pas e servirim të ngrohtë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb