NGA ZONJA VJOLLCA

 

600 gr mish pule

1 kg patate

300 gr kërpudha

250 gr bizele

5-6 thelpinj hudhër

150 ml verë e bardhë

200 ml koncentrat pule

3 gjethe dafine

Vaj për skuqje

30 gr gjalpë

Kripë

Piper i zi

Rigon

 

Fillimisht në një pjatë marinojmë copat e mishit të pulës me kripë, piper dhe rigon. I lemë për disa minuta të marinohen, më pas i vendosim në një tigan me vaj për skuqje. E kavërdisim mishin e pulës derisa të fillojë të zverdhet, më pas e largojmë nga tigani dhe e vendosim në një tavë pjekjeje. Në tigan shtojmë patatet të prera në kubikë, i kavërdisim duke shtuar dhe thelpinjtë e hudhrës. E shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli të avullojë largojmë patatet nga tigani dhe i vendosim në tavën ku kemi vendosur mishin. Shtojmë yndyrën që ka tigani si dhe një gotë lëng mishi. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Ndërkohë në tigan shkrijmë 1 lugë gjelle gjalpë, më pas shtojmë kërpudhat e prera në feta dhe dy gjethe dafine. I kavërdisim mirë për 5-7 minuta dhe më pas shtojmë bizelet. I trazojmë mirë duke i rregulluar me kripë dhe piper të zi. E servirim gatimin të ngrohtë duke vendosur në fillim në pjatë bizelet dhe kërpudhat dhe më pas mishin e pulës të shoqëruar me patate.

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb