Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 pulë, 1 qepë, 1 karrotë, 2-3 lgj vaj, ½ gotë verë të bardhë, 1 koncentrat perimesh, Kripë, piper, arrë moskat, Rozmarinë, dafine
1 kokërr limon, 1 lgj niseshte.


Për pilafin:

2 gota oriz, 4 gota uje, 2 lugë vaj ulliri, 1 gotë perime miks, Kripë, piper, Koper, majdanoz.


Pëgatitja

Presim fillimisht pulën në racione. Në një tenxhere hedhim vajin dhe kaurdisim mishin e pulës sa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë më pas në tenxhere qepën dhe karrotën të pa prera dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta, E shuajmë më pas me një gotë verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë 1 litër ujë të ngrohtë përgatitur me 1 lugë koncentrat, kripë, piper, arrë moskat, hudhër pluhur, rozmarinë. E lemë mishin e pulës të ziejë në temperaturë mesatare.


Ndërkohë përgatisim pilafin. Në një tenxhere hedhim vajin të ngrohet, shtojmë qepën e grirë imët dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. sapo qepa të zbutet shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta të tjera. Shtojmë më pas perimet e ndryshme të prera në kubikë të vegjël. I kaurdisim dhe perimet lehtë së bashku me orizin dhe në fund shtojmë ujin në masë të orizit. E lemë orizin të gatuhet në temperaturë mesatare.

Pasi orizi dhe pula të kenë përfunduar gatimin, marrim lëngun ku përgatitëm pulën, e vendosim në zjarr dhe shtojmë 1 lugë niseshte të tretur me lëng limoni. E trazojmë të marrë pak valë dhe me këtë salcë do të serivim mishin e pulës dhe pilafin me perime.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: