NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
1 pulë fshati
600 gr rosnica Lunxheria
2 lgj gjalpë
Kripë, piper
Përgatitja
Fillimisht ndajmë pulën në racione, e spërkasim me pak kripë dhe piper dhe vende vende vendosim copëza gjalpi. E vendosim pulën të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.
Ndërkohë rosnicat i kaurdisim me pak gjalpë dhe më pas i shtojmë tek tava ku kemi pjekur pulën. Shtojmë dhe buljonin e mishit dhe i lemë në furrë rosnicat së bashku me pulën vetëm 5 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)