Nga: ZONJA VJOLLCA*

500 gr fileto pule
1 limon (lëngu)
2 lugë gjelle miell
300 ml qumësht
500 gr spinaq
40 gr gjalpë
4 lugë gjelle vaj ulliri
20 gr stika pishe
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Fillimisht nxehim vajin në tigan në zjarr mesatar. Mishin e pulës pasi e kemi prerë në kubikë të mëdhenj e pudrosim mirë me miell dhe e fërgojmë për 5 minuta në tigan derisa të marrë pak ngjyrë të verdhë. E shuajmë me lëng limoni dhe e lëmë 2 minuta të tjera. Më pas shtojmë qumështin dhe e lëmë të gatuhet edhe për 5-8 minuta të tjera derisa mishi të jetë bërë dhe salca të jetë trashur. Gjatë kohës që gatuajmë pulën në një tenxhere me ujë të vluar me kripë kalojmë spinaqin për 2 minuta. E kullojmë derisa të eleminojmë ujin, më pas e kalojmë spinaqin në zjarr të fortë në një tigan me gjalpë për 2-3 minuta duke shtuar pak kripë, arrë moskat dhe stika pishe. E servirim mishin e pulës të shoqëruar me spinaqin me stika pishe.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: