NGA ZONJA VJOLLCA
500 gr mish pule
3 cm xhinxhër
3 qepë të njoma
250 gr kërpudha
100 gr oriz
3 thelpinj hudhër
1 bustinë koncentrat pule
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Fillimisht vendosim copat e mishit në vaj të nxehtë nga ana e lëkurës. I lëmë ato sa të zverdhen, i largojmë dhe në të njëjtën yndyrë kaurdisim hudhrën e grirë hollë bashkë me qepën e njomë dhe xhinxhër. I kaurdisim për 2-3 minuta duke shtuar më pas kërpudhat të prerë në feta. I lëmë kërpudhat të kaurdisen për 3 minuta, më pas shtojmë orizin bashkë me lëngun e pulës. Sapo të fillojë të vlojë vendosim copat e mishit dhe e fusim në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.
(m.k/BalkanWeb)