Nga: MIMOZA CECA, amvisë*
1 pulë
500 gr mish derri i grirë
2 kokrra vezë
100 gr peksimadhe
100 ml verë të bardhë
½ gotë ujë
100 gr arra
50 gr stika
Arrë moskat
Kripë
Piper të zi

Fillimisht kaurdisim mishin e grirë me pak vaj ulliri, më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe sapo alkooli të avullojë shtojmë ½ gotë ujë. E lëmë të ftohet mishi i grirë dhe ndërkohë fillojmë të pastrojmë pulën nga kockat duke prere fillimisht kafazin më pas tendinat e këmbëve dhe krahëve në mënyrë që kockat të dalin më lehtë. E kriposin pulën dhe në një tas përgatisim mbushjen duke trazuar mishin e grirë me 2 kokrra vezë, peksimadhen, arrat dhe stikat e thërrmuara, arrë moskat, kripë dhe piper. E trazojmë mirë dhe mbushim pulën me kujdes. E palosim që ajo të ruajë formën duke e fiksuar më pas me shkopinj të vegjël. E vendosim pulën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 1 orë.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: