Nga: DOREADA MIO*
PULE ME PERSHESH ME BUKE MISRI

1 pulë
1 bukë misri
1-2 presh
200 gr arra
Nenexhik
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Fillimisht vendosim pulën të ziejë. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim preshin të grirë imët, më pas hedhim pak nga lëngu i pulës, vendosim kapakun dhe e lemë të zbutet në temperaturë mesatare. Ndërkohë presim në kubikë të vegjël bukën e misrit dhe më pas e vendosim në furrë për pak minuta, me qëllim që buka e misrit të bëhet pak krokante. Grijmë arrat jo shumë imët. Nxjerrim nga furra tavën ku kemi vendosur bukën e misrit, shtojmë në të preshin bashkë me pulën dhe pak lëng mishi. E rregullojmë me kripë, piper të zi dhe pak vaj ulliri dhe në fund shtojmë arrat dhe nenexhikun. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb