Nga: ZONJA KATERINA
1 pulë
300 gr arra
3 lgj miell misri
3 lgj miell gruri
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri

Për salcën:
1 gotë pure domate
2 thelpinj hudhër
Pak vaj
Kripë, piper të zi
½ lk piper djegës

Fillimisht vendosim ujë të vlojë me pak kripë, më pas vendosim pulën të ndarë në pjesë dhe e lemë të ziejë mirë. Pasi pula të jetë zjerë, largojmë copat dhe i vendosim në një tavë ku i spërkasim me pak kripë dhe pak gjalpë. E vendosim pulën në furrën e nxehtë dhe e lemë të piqet sa të marrë një ngjyrë sipërfaqësore.

Ndërkohë në një tenxhere shkrijmë gjalpin, më pas shtojmë miellin e grurit dhe e kaurdisim derisa të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë më pas miellin e misrit dhe vazhdojmë kaurdisjen. Me pas shtojmë buljonin që përftuam nga zierja e pulës dhe vazhdojmë trazimin pa ndërprerë duke shtuar dhe arrat e grira. Nxjerrim tavën me pulën nga furra dhe shtojme qullin e pergatitur. E spërkasim sipërfaqen me arra të grira dhe me disa copëza gjalpë dhe e vendosim në furrë për 30 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën pikante me të cilën do të shërbejmë pulën me arra. Në një tigan ngrohim pak vaj ulliri, më pas shtojmë një gotë pure domate, pak sheqer, kripë dhe piper të zi. E lemë purenë të marrë valë më pas shtojmë dy thelpinj hudhër të grirë hollë dhe 1 lugë kafeje piper të kuq djegës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: