Christian Pulisic është i fiksuar pas Italisë. Sulmuesi i Milanit foli për kanalin YouTube në “Bob Does Sports”, duke vendosur theksin te dashuria që ka për vendin dhe për kuqezinjtë.
“Jam shumë i dashuruar me Italinë, më ndryshoi karrierën. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për klubin tim, Milanin.
Dëshira për të fituar: “Unë flas gjithmonë me miqtë e mi për faktin se, edhe nëse konkurrojmë për gjëra të vogla, dua të fitoj aq shumë sa të kërkoj gjithmonë një mënyrë për ta bërë këtë, në shumë situata”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)