Duke folur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Panamasë, trajneri i kombëtares amerikane, Mauricio Pochettino, foli edhe për cilësitë e futbollistit të Milanit, Christian Pulisic.

“Ai është një lojtar i madh, një futbollist fantastik, një nga talentet më të mirë  në botë. Unë  besoj se do të kontribuojë tani dhe në të ardhmen për ta çuar kombëtaren aty ku duam.

Titullarët? Ne duam të luajmë me 11 lojtarët që ndihen të freskët dhe që  kanë aftësinë për të konkurruar në mënyrën më të mirë të tyre” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb