TE FTUAR NE KENDIN E KUZHINES MIKLOVAN ZEQO DHE HUAN VOGLI

Mish derri (pjesa e pulpës)

Kripë

Piper i zi

Hudhër

Sherebel

Vaj ulliri

Verë të bardhë

Për salcën e specit:

Spec të kuq

Patate të ziera

1 qepë

Vaj ulliri

Kripë

Një lugë kafeje sheqer

Marinojmë fillimisht mishin e derrit me kripë, piper të zi, hudhër dhe sherebel. E vendosim në një tavë pjekjeje me pak vaj ulliri dhe një gjysëm gote vere të bardhë. E vemë në furrë të mbuluar me letër alumini në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin e specit duke kaurdisur me pak vaj ulliri fillimisht qepën e grirë shumë imët. Me pas shtojmë specin e kuq të grirë hollë si dhe patate të ziera në kubikë të vegjël. Pasi specat të jenë pjekur i vendosim të gjithë përbërësit në mikser dhe i frulatojmë duke shtuar pak kripë dhe një lugë kafeje sheqer. E servirim pulpën e derrit të shoqëruar me salcën e specit dhe perime të ziera në kubikë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: