Në rubrikën Opinion në News 24 kishte një debat në lidhje me punën e SPAK në vend.

Gazetari Anri Bala tha se partitë politike janë kthyer në revole kundër sistemit të drejtësisë. Ndërsa, analisti Shpend Gashi deklaroi se ka dhe prokurorë e gjyqtarë të paaftë në sistemin e drejtësisë.

Anri Bala: Partitë politike janë kthyer në revole kundër sistemit të drejtësisë. PD dhe PL po protestojnë përpos hallit të shqiptarëve, edhe për hallet e liderëve të tyre. Nuk mund t’i thuash SPAK që ti nuk më godet mua se unë jam opozita e këtij vendi, se opozitën e zgjedh sovrani. Në pankarta nuk qahet halli për qytetarët, por për liderët politikë. SPAK është aty që të kalojë në sitë politikanët dhe të çojë në pension çdokënd që ka kryer krime.

Shpend Gashi: Në vend nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Nuk e di çfarë vendimi është ky, që Berisha të mos dilte dot nga shtëpia e mund të dilte nga Shqipëria. Ka dhe idiotë në sistem, ka dhe persona të paaftë. Çfarë më duhet mua çfarë ka ndodhur në vitin 1992, kur edhe sot vendi është sim ë 1992. Është e drejtë të dalësh me pankartë, sepse hetimet e SPAK po bëhen para zgjedhjeve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb