Në emisionin “Open” në News24 janë trajtuar ngjarjet kyçe të vitit 2024, ku SPAK duket se ka pasur një rol kryesor, veçanërisht përsa i takon arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta, arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndjekjes penale ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion, apo hetimeve për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetari Basir Çollaku tha se në raport me luftën ndaj krimit të organizuar, partnerët kanë ushtruar presion pozitiv ndaj SPAK, duke ndjekur nga afër gjithë procesin, gjithë dosjet që kanë afruar dhe ecurinë e tyre.
Çollaku theksoi se kur thuhet se konçensioni i sterilizimit të trajtohet si grup kriminal, por afera e inceneratorëve që ka më shumë persona të përfshirë, më shumë të pandehur, ka fonde më të mëdha, atëherë pse nuk trajtohen në këtë formë, pra si grup kriminal.
Gazetari tha se SPAK nuk mund të trajtojë çështjet të lidhura me stabilitetin, pasi kjo nuk është puna e SPAK. “Në janar 2025 mbushen 3 vjet lidhur me dosjen McGonigal, atëherë pse nuk hetohet Kryeministri? Personat e kallëzuar janë Edi Rama, Taulant Balla, Erion Veliaj, Dorian Duçka. Pse nuk janë pyetur personat me përjashtim të Duçkës që shkoi në SPAK dhe u pyet?”, tha Çollaku.