Gareth Southgate, pas disa vitesh qëndrimi në pankinën e Anglisë, ndërpreu bashkëpunimin me këtë përfaqësuese. Trajneri i njohur, në një intervistë të dhënë së fundmi, tha se e ardhmja e tij mund të jetë jashtë futbollit.

“Kam shumë mundësi, jam shumë mendjehapur. Puna ime e radhës mund të jetë futbolli, por mund të jetë edhe jashtë futbollit. Do të marr pak kohë, do të rimbushem pak dhe më pas do të shohim”.

Mendoj se tani njerëzit e dinë se duhet të kthej të gjithë energjinë time.

Mendoj se ndoshta ishte koha e duhur për të ndryshuar. Nuk kam nevojë të flas për ekipin tani. Më duhet t’i lë të tjerët të marrin drejtimin, t’u jap atyre hapësirën. Ata duhet të udhëheqin ekipin drejt sfidave të reja”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb