TIRANE

Pas protestës, kryedemokrati Lulzim Basha është kthyer në selinë e Partisë Demokratike. Nga aty ai ka dhënë një tjetër mesazh për qytetarët.

“Puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund! Mirupafshim të enjten”,- tha ai për të gjtihë simpatizantët që e prisnin jashtë selisë blu. Sipas Bashës, Rama nuk është më kryeministri i vendit.

PRONONCIMI I PLOTE

“Sot kam një falënderim për gjithë secilin prej jush dhe ata qindra mijëra qytetarë që na u bashkuan. Falë mundit, sakrificës dhe qëndresës tuaj Edi Rama sot nuk është më kryeministër. Nuk është më kryeministër para syve të shqiptarëve, nuk mund të jetë më kryeministër para botës demokratike. Por, miqtë e mi, puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund. Mirupafshim të enjten”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: