Gazetari Mero Baze në një shkrim të titulluar “Nga diplomat falso, në studentët falso” ka analizuar reformën arsimore në vend duke apeluar ndër të tjera që “thellimi i reformës arsimore përmes korrigjimit të kuotave dhe stimulimit financiar, të imponojë zhvillimin e arsimit profesional”.

Nga Mero BAZE
Një vitë më parë Shqipëria ishte e pushtuar nga një valë histerie kundër reformës në arsim dhe mënyrës se si studentët pranoheshin në Universitetet publike. Nëse rihapni lajmet e fillim shtatorit të vitit të kaluar do të shikoni interviste “prekëse” studentësh me dhjeta që nuk merrnin dot shkollë dhe akuza për klientelizëm .

Një vit më pas nuk po përsëritet më kjo skenë. Vet rektori I Universitetitt ë Tiranës dhe aktorë të tjerë publik të arsimit, jo familjarë me qeverinë, po e trajtojnë regjistrimin si një proces normal.

Sot është dita të bëhet një refleksion pikërisht për betejat fallco të opozitës me reformat e mëdha dh ebetejat reale q ëka nevojë reforma për arsim. Beteja fallco kundër reformës në arsim u pasua me emërimin si ministre teknike të një modeli zyrtareje histerike që jo vetëm nuk ka lidhje me arsimin, por as me zyrat e shtetit.

Tani pas dy vitesh të reformës në arsim, shqiptarët mund të krahasojnë epokën e universiteteve kioska dhe rrumpallën e Universiteteve publike dhe fillimin e një rregulli dhe sistemi vlerash në pranimet në Univeristet publike si dhe një rankim shumë më të drejt dhe professional nga agjensi të hauja të universiteteve private.

Pra në një farë mënyre, dy vejt pas reformës në arsim, ai po hyn në treg, po teston vetëe, po rankohet dhe po provon që sistemi funksionon.

Por a mund ajo që bie në sy ende si problem I madh, është se shumica e studentëve rendin pas degëve të lehta dhe pa shumë impenjim, dhe mbi të gjitha pa treg pune, ndërkohë që Univeristet profesionale dhe shkollat e larta profesonale, janë më pak të kërkuara.

Pra ajo që është e qartë, është se ne kemi ende një brezë të tërë studentësh që duan ta konsumojnë shkuarjen në univeristet si një kohë e bukur, pa një objektiv të qartë për jetë. Stërmbushja e degëve të tilla si punë sociale apo sociologji me student, apo degë të tjera të sferave shoqërore, që nuk kanë prespektivë pune, përveçse jetën akademike, ndonjë sukses profesional, ose hedhjen poshtë të diplomës, tregon se arsimi në Shqipëri nuk është ende një objektiv për tu kualifikuar, por si një detyrim për tu bërë.

Në këtë aspekt reforma duhet të thellohet për të favorizuar shkollat e larta prfesinale, ato që prodhojnë specialist të elektrikut, elektronikës, elektromekanikës, mekanikës, IT, Internetit etj, për ta kthyer universitetin në një target për edukim real.

E di që shumë vet bëjnë humor me batutën e Edi Ramës, “punë ka plot, por nuk ka profesionist” por ata që kanë biznes dhe nevojë për njerëz të kualifikuar, e ndjejnë më shumë se kushdo këtë mangësi.Dhe kjo mangësi vjen nga fakti se Univeristetet tona nuk nxjerin student të edukuar profesionalisht, por njerëz me diploma që kur I merr në punë dinë po aq sa shoferi I kompanisë nga zanati.

Në këtë aspekt duhet pare ndoshta dhe stimulimi financiar për ata që shkojnë drejt arsimit profesional dhe ulje të kuotave për pranimet në degë për të cilat ekonomia dhe shoqëria shqiptare thuajse ka mbiprodhim dplomash.

Disa mekanizma rregulluese nga qeveria për ta orientuar arsimin si nevojë për edukim, do ishte suksesi I vërtet I reforës në arsim, e cila lindi nga nevoja për të mbyll kombinatet e diplomave, dhe duhet të përfundojnë në “punishte” që prodhojnë specialistë të vërtet.

Kuotat anormale të Univeristeve publike, të cilët kanë ofertë për këdo që do të shkojë në shkollë, pasi mbarojnë shkollat e mesme, është gabim. Ajo jo vetëm që dëmton konkurencën, por dëmton dhe orientimin e studentëve drejt degëve që i nevojiten vërtet tregut të punës dhe mban në lojë studentët që mendojë ti marrin dhe tre vjet pare prindërve për të pirë kafe në Tiranë.

Biles nëse duhet bërë diçka në këtë aspekt duhet bërë me kuotat e Universiteteve publike, ku fakultete si Inxhinieria, Agronomia, Gjeologji Miniera etj, duhet të stimulohen edhe me bursa. Universiteti publik, nuk duhet konceptuar vetëm si një “qokë” për çdo dëshirë për arsim, por dhe si një mekanizëm rregullator I tregut në dorë të qeverisë.

Shkollat e Larta profesionale, të çertifikuara si cilësore dhe të rankuara mirë, duhet të stimulohen jo vetëm përmes stumujve për operatorët e tregut që kontraktojnë studentë të tyre, por dhe për tu lehtësuar financiarisht studentët ndjekjen e këtyre shkollave. Shqipëria sot quan specialist në shumë fusha, emigrantët e kthyer nga Greqia dhe Italia që kanë mësuar si bëhen instalimet elektrike, si bëhen ato hidraulike, si gatuhet, si montohen kondicionerë, si punohet me gipse, etj, dhe në fakt të gjithë të bëjnë në finale, me dhimbje koke nga cilësia. Por këtë janë specialistë që këtu duhet ti prodhonte shkolla e mesme, kur të kishte specialistë të lartë të aftë. Ne jemi katandisur që nuk ka kush ti mësoj as specialistët e mesëm.

Për këtë shkak duhet parë mundësia që thellimi I reformës arsimore përmes korrigjimit të kuotave dhe stimulimit financiar, të imponojë zhvillimin e arsimit profesional, I cili I gjen tregut të punës, specialsitë dhe jo si ky sistem, që u gjen njerëzve me diploma, punë shteti dhe të tjerët ngrohen në diell. Pasi përveç diplomës, nuk kanë asgjë tjetër në kokë. Beteja kundër diplomave falso, duhet të thellohet edhe drejt studentëve falso.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb