Në një takim me studentët e Korçës, kryeministri i vendit, Edi Rama dha lajmin e mirë për 400 studentë të ekselencës, të kualifikuar deri më tani sipas tij për të zënë një vend pune në administratë. Sipas Ramës vendet e hapura do të jenë 800 dhe pritet të plotësohen në vijim.

“Janë 900 aplikime për 800 vendet e para të shpallura, janë mbi 400 që janë kualifikuar. Ndërkohë që kemi ngritur grupe të përbashkëta mes ministrive për të adresuar nevojat në infrastrukturë”,- tha ai.

Ndër të tjera, i pari i qeverisë foli edhe për një projekt në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i cili do të financohet nga qeveria.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës ka pasur një fermë të standardeve të larta ndërkombëtare, ajo u shkatërrua tërësisht. Tani do ta investojmë ne si qeveri, jo vetëm që ata të bëjnë mësim në kushte normale por për të krijuar marrëdhënie tregtare, për të nxjerrë të ardhura”,- vijoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb