Që prej 1 marsit të këtij viti, studentëve shqiptarë u ka lindur e drejta e aplikimit për të përfituar nga programi veror i punësimit. Ditën e djeshme, ambasada amerikane ka bërë me dije se studentët fitues do të kenë mundësi të udhëtojnë për tre muaj në Shtetet e Bashkuara.

“Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një mundësi e shkëlqyer për studentët e universiteteve për të mësuar rreth kulturës amerikane duke jetuar në Shtetet e Bashkuara, duke punuar me kohë të pjesshme dhe duke udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara për tre muaj. Sigurisht, kur programi mbaron, ju duhet të ktheheni në Shqipëri që të përfundoni universitetin!”, – thotë ambasada në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Kriteret
Në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjitha Shtetet e Bashkuara, ku ata patën mundësinë të përjetonin kulturën Amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndërkulturore në këmbim.

Lajmin e plotë e gjeni duke klikuar në linkun Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb