Deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me shifrat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, për punësimin e mjekëve.

“Ndërkohë që ministrja Manasterliu deklaron që për 10 mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe infermierë, faktet flasin ndryshe; Mbi 160 mjekë këtëvit kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria . Në 2017 kanë aplikuar 617 infermierë kurse këtë vit janë në proces 350 infermierë për t’u larguar.” Shkruan Spahia ndërsa shton se 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi sipas sondazhit të publikuar se fundmi.

“Me këtë ritëm ministria nuk arrin dot të plotësojë as vendet e lëna bosh nga mjekët dhe infermierët që largohen nga skamja, krimi dhe dëshpërimi.” Përfundon Spahia reagimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb