DURRËS- Një 55-vjeçar ka humbur jetën ndërsa punonte në ndërtimin e banesave sociale në Durrës. Shtetasi me iniciale M.M. ka rënë nga kati i pestë duke marrë plagë të rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pas vdekjes së 55-vjeçarit, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë arrestuar teknikun e ndërtimit në këtë pallat, shtetasin Maksut Toçilla, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: