TIRANË- Punëtori që montonte një palë shkallë në një banesë në Durrës ka rënë nga lartësia duke humbur jetën, por në telashe është edhe i zoti i shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, aty ku specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasin: Spartak Gjyli 47 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Plazh, pronarin e banesës, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Sipas policisë, më datë 19.10.2016, rreth orës 09:40, shtetasi L.B. 41 vjeç, ka qenë duke punuar në banesën e shtetasit Spartak Gjyli (montuar një palë shkallë) dhe është rrëzuar nga lartësia.

Për pasojë shtetasi L.B. ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar në nenin 289 të Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: