TIRANE

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se autostrada Tiranë-Durrës, në të cilën po kryheshin punime, është hapur.

Përmes një njoftimi për mediat, ARRSH bënë me dije se tashmë ka përfunduar vendosja e dy tombinove, ndërsa rruga është e hapur në të dyja drejtimet

“Përfunduan punimet për vendosjen e dy tombinove në aksin rrugor Tiranë-Durrës pranë vendit të quajtur Qafa e Kasharit, tashmë trafiku është i hapur në të dyja drejtimet.

?Edhe pse moti dhe temperaturat nuk kanë qenë favorizuese, nuk i penguan punimet të përfundonin para afatit, kjo falë punës së kompanisë, që punoi me ritme shumë të larta edhe gjatë orëve të natës??.
⚠️ Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve”, shkruan ARRSH.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb