TIRANE

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme kanë nisur punimet në autostradën Tiranë-Durrës. ARRSH njoftoi dje se aktualisht ka nisur devijimi i qarkullimi të mjeteve, për shkak të punimeve të dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj bëri me dije se punimet kanë nisur 200 metra para mbikalimit të Qafë Kasharit, ku po devijohet trafiku në një rrugë dytësore dhe më pas mjetet do të kenë mundësi që të rifuten sërish në autostradë. Po ashtu bëhet e ditur se dy tombinot ku do të ndërhyhet janë para mbikalimit të Qafa Kasharit.

ARRSH dhe policia iu kërkoi dje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb