TIRANË

Pas ndërprerjeve për disa orë rresht të energjisë elektrike sot në kryeqytet, OSHEE-ja paralajmëron se një situatë e tillë do të vazhdojnë edhe gjatë të enjtes dhe të premtes disa zona në Tiranë.


Këto ndërprerje vijnë si pasojë e ndërhyrjeve në kabinat elektrike, të cilat janë konstatuar me problematika dhe që kanë nevojë urgjente për investimi.


Njoftimi i OSHEE:

“Ndërprerja e energjisë vjen si pasojë e ndërhyrjeve në kabinat elektrike.Njoftim për abonentët Tiranë 📌 Stakim i datës 6-7 qershor 📍 Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 6 dhe 7 qershor do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë 👇


📍 6 qershor, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” pjesërisht, rruga “Mine Peza”✔️

📍 7 qershor, 09:30-15:00

rruga “Mehmet Brocaj”, rruga “Mine Peza”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”,  rruga “Eshref Frashëri”, pranë rrugës “Don Bosko”✔️

📍 7 qershor, 09:00-15:00

rruga “Pashko Gjeci” prane Kthesës së Kamzëz, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, pranë Casa Italia✔️”- shkruan OSHEE.

(n.m/BalkanWeb)