DURRËS

Ajo që po ndodh në Kodër Vilë në Durrës mund të quhet një skandal i vërtetë. Përveç dëmit të madh që po i shkaktojnë zonës e komunitetit, punimet që po kryhen nga firma zbatuese për kompleksin e katër pallateve 5-katëshe në Kodër Vilë në Durrës kanë nxjerrë dhe një tjetër anë negative.

“BalkanWeb” ka siguruar një video ku shihet se si nga gërmimet që po bëhen me mjete të rënda nxirren mbetje arkeologjike dhe transportohen me makinë. Pa asnjë kujdes, as ekspertizë, mbetjet që mund të jenë me vlera unike për historinë merren nga makina e ndërtimit dhe futen në bagazhin e makinës.

Për ndërtimet banorët janë ankuar disa herë, pasi iu ka shkaktuar probleme në banesat e tyre që rrezikohen për shkak të tyre.
Ata kanë deklaruar se kjo është zonë me pasuri të shumta arkeologjike dhe se ky lloj ndërtimi është i rrezikshëm për të gjithë qytetin e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb