TIRANË- Punimet për ndërtimin e rrugës, kanë shkaktuar trafik të madh automjetesh në Unazën e Madhe. Bëhet fjalë për zonën pranë Komunës së Parisit, ku sipas raportimeve ka trafik të rënduar dhe radha e automjeteve është shumë e gjatë. Në këtë zonë është krijuar kaos edhe për lëvizjen e këmbësorëve.
Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se do të pezullohet qarkullimi deri në përmirësimin e masave. Sipas ARRSH-së, përmirësimi i masave do të bëhet nga firma që po kryen punimet në këtë rrugë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: