Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e mjeteve për një devijim të Unazës së Madhe, për shkak të punimeve që po kryen në mbikalimin e Shkozës.
Për shkak të këtyre punimeve, do të ketë dhe devijim të trafikut.
NJOFTIMI I ARRSH
⚠️Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 – në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi?
?Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:
?Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.
?Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës .
?Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.
⚠️Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.