LEZHË- Për të disatën herë punimet në Shëngjin paralizojnë biznesin. Pothuajse çdo vit për një arsye apo një tjetër, rruga kryesore Lezhë-Shëngjin është prishur duke krijuar përveçse shqetësim të madh për vizitorët, turistët e banorët por edhe biznesit.

Sërish kur sapo ka nisur sezoni turistik, në Shëngjin janë duke u zhvilluar punime për shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit çka ka sjellë probleme të mëdha sidomos për biznesin. Për këtë arsye bizneset kanë protestuar sot duke bllokuar rrugën që të çon në zonën e “Ranës së hedhun”.

“Punimet duhet të ndërpriten, po na dëmtojnë. Punimet po dëmtojnë sezonin veror përveçse rrëmujës dhe ndotjes që kanë krijuar. Situata është e padurueshme”, janë shprehur ato.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: