FIER-VLORE– Punonjësit e 55 kompanive nenkontraktore dhe furnitore te By passit te Fierit dhe Vlorës janë mbledhur bashke për të protestuar për pagat e pa marra prej gati një vit e gjysme. Ata kane qenë me të shumtë sot në numër dhe kërkojnë të drejtën e tyre për marrjen e pagave të prapambetura.

Protesta e sotme është zhvilluar në Mbrostar ku nis kjo vepër. Protesta e tyre vjen në një moment kur shteti shqiptar ka çelur procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre ndërsa afro 600 punonjësit të by passit Fier dhe 350 te by passit Vlorë që kane punuar me parë në punimet e këtyre rrugëve, kane 6 muaj pa u paguar për 2015 dhe gjithë vitin 2016.
By passi proteste (2)
Sipas punonjësve te cilët sot janë pa pune ata kane kërkuar nga qeveria shqiptare të paguhen për periudhën e pa paguar. Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë asnjë firme tjetër të nisë punimet nëse nuk do të marrin pagat e prapambetura dhe nëse nuk do të dëgjohet kërkesa e tyre ata do të përshkallëzojnë protestën deri ne kryeministri dhe ne bllokimin e rrugëve.
By passi proteste (3)
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: