Specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flag rancë drejtuesin teknik të një fabrike letre, Th. Zh., 59 vjeç, pas një aksidenti në punë. Sipas njoftimit të policisë, një punonjëse e fabrikës ka pësuar dëmtime në gishta gjatë përdorimit të një makinerie, duke e bërë të nevojshëm mjekimin e menjëhershëm.

Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, ajo ka arritur të jetë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi teknik i fabrikës akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Th. Zh., 59 vjeç, banues në Korçë, drejtues teknik në një fabrikë letre, pasi një punonjëse e fabrikës, duke punuar me një makineri, ka dëmtuar gishtat e dorës. E dëmtuara mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

(Balkanweb)       

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: