Policia e Shtetit në Matera, natën e 3 prillit, përfundoi një aktivitet të detajuar info-hetimor të zhvilluar në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës së Italisë në Shqipëri, Interpol Tirana.

Departamenti i Policisë Kriminale Shqiptare arrestoi Gjovalin Lesin, i lindur më 29.03.1969 në Rubik/Mirditë (Shqipëri). Në mënyrë të veçantë, gjatë shkëmbimeve të shumta hetimore, rezultoi se i arratisuri kishte marrë identitetin e vëllait të tij (që vuan nga aftësia e kufizuar) dhe më pas kishte gjetur strehim në Itali që në vitin 2003.

Që atëherë, ai nuk kishte qenë kurrë në Shqipëri, por se ka punuar në Itali si punëtor. Skuadra policore, e informuar nga efektivët e Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar për praninë e mundshme të të kërkuarit dhe për detajet e reja të marra me kalimin e kohës, ka kryer aktivitete intensive vëzhgimi me qëllim gjetjen e të arratisurit të rrezikshëm shqiptar.

Operacioni i përshkruar përfaqëson shembullin e prekshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërkombëtar policor midis Departamentit të Sigurisë Publike italiane dhe asaj shqiptare. Shkëmbimi i informacionit Shqipëri/Itali drejtohej nga Seksioni “Të arratisurit” të Divizionit të 2-të Interpol – SCIP të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe përfshinte një sërë aktivitetesh komplekse që synonin identifikimin e plotë të subjektit.

I arratisuri, i gjurmuar në shtëpinë e tij nga personeli i Skuadrës Policore, u dërgua më pas në burgun Matera, në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Potenzës, për fazat e mëvonshme në lidhje me ekstradimin në vendin e tij të origjinës, në të cilin ai ishte i  kërkuar që prej vitit 1998, si autor i vrasjes së dy bashkëkombësve të tij, të kryer me përdorimin e armës së zjarrit, krim për të cilin autoriteti gjyqësor shqiptar kishte dhënë dënimin e formës së prerë me burgim të përjetshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb